Site icon PrishtinaPress

Spahiu: Debatet politike kanë barrë të përgjegjësisë për këtë energji negative

Aktori Fatmir Spahiu, ka shprehur shqetësimin për ndikimin e debateve politike televizive në mirëqenien kolektive të vendit. Spahiu theksoi Pressing të T7 efektet e dëmshme që këto debate kanë tek shikuesit, duke çuar në rritjen e energjisë negative në shoqëri.

Sipas tij, shikuesit e debateve politike shpesh luftojnë për të gjetur paqen më pas.

“Debatet politike, diskursi, intonacioni, fakti që bëhet temë absolutisht çdo gjë e ka njëfarë barre të përgjegjësisë për këtë energji negative. Askush prej nesh, sidomos kur është ashpër situata, dikush që e ka përcjellë një debat politik ai nuk bjen me flejtë normal qat natë”, pohoi Spahiu.

“Ai bjen me njëfarë stresi dhe në andrra fillon përlahet me ndonjë analist. Të gjithë kapak e kemi dhënë një kontribut të caktuar për me eksiztu një energji negative prej së cilës duhet urgjentisht me dalë”, deklaroi ai më tej.

Exit mobile version