-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Southgate vlerëson ndeshjen ndaj Zvicrës si më të mirën deri më tani të Anglisë

Ndeshja e 100-të si trajner i Anglisë për Gareth Southgate ka qenë me fat, pasi ai ka marrë një fitore të madhe ndaj Zvicrës duke i dërguar Tre Luanët në gjysmëfinale të Euro 2024.

Në fakt 90 minutat u mbyllën në barazim 1-1, derisa Anglia fitoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.

53-vjeçari u shpreh i lumtur në fund të ndeshjes për karakterin që treguan lojtarët e tij.

“Djemtë ishin të shkëlqyer. Kjo është ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani. I krijuam Zvicrës shumë probleme kur kishim topin në zotërim”.

“Zvicra është një Kombëtare shumë e fortë dhe është e vështirë t’u bësh presing atyre. Reaguam sërish pas disavantazhit, kjo tregon karakterin e lojtarëve”.

“Suksesi në turne të tillë nuk vjen vetëm duke luajtur mirë, por edhe duke dëshmuar karakter dhe mentalitet në momentet kyçe”, deklaroi Southgate.

Tutje Southgate ka treguar se kanë praktikuar shumë herë penalltitë, derisa vlerësoi edhe paraqitjen e portierit Jordan Pickford.

“Kemi treguar përmirësim në seritë e penalltive në vitet e fundit. U kryqëzuam herën e fundit kur u mundëm ndaj Italisë në finalen e Euro 2020”.

“Në Kombëtare kemi lojtarë që godasin rregullisht për ekipet e tyre. Ata treguan qetësinë e duhur. Na duhej dhe ndihma e Pickford, gjithnjë i aftë për të pritur penallti të rëndësishme”, deklaroi Southgate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img