Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i ka tetë vjet që është në krye të Anglisë.
Qëndrimi i tij në stolin e Tre Luanëve ka sjellë shumë polemika, pasi që nga shumë kritikohet se Anglia po arrin pak suksese marrë parasysh kontigjentin e lojtarëve që e ka në dispozicion, dhe për këtë gishti është drejtuar te ai.
Mirëpo pavarësisht kësaj, Southgate të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e 100-të jubilare si trajneri i Anglisë, duke shpresuar në një fitore kualifikuese ndaj Zvicrës.
Suksesi më i madh që e ka mbërritur me Anglinë është finalja e Euro 2020-shit, ku humbi nga Italia në Webley.