2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Southgate nuk e priti mirë pyetjen për dorëheqje – kjo ishte deklarata e tij

Edhe mbrëmë futbollistët e Anglisë nuk arritën të gëzonin kombin dhe të fitonin një trofe të madh për herë të parë që nga viti 1966 dhe tifozët e konsiderojnë si fajtorin kryesor për dështimin e ri trajnerin Gareth Southgate.

Anglezët pësuan humbjen e dytë radhazi në finalen e Kampionateve Evropiane dhe Southgate menjëherë pas ndeshjes iu drejtua një pyetje specifike – nëse do të largohej nga pankina e kombëtares.

“Unë nuk mendoj se tani është koha e duhur për të marrë një vendim të tillë. Më duhet të flas me njerëzit e duhur. Nuk do të flisja për këtë tani për tani”, tha Southgate.

Southgate është në pankinën e Anglisë që nga viti 2016 dhe në 102 ndeshje ka shënuar 64 fitore, 20 barazime dhe 18 humbje derisa kontrata e tij aktuale është deri në fund të vitit.

Tifozët frikësohen se Federata e Futbollit të Anglisë do t’ia zgjasë kontratën sepse, sipas tyre, loja e kombëtares është e mërzitshme dhe se ai nuk merr më të mirën nga lojtarët.

Kujtojmë se Spanja fitoi mbrëmë në finalen e Euros 2-1 me golat nga Nico Williams dhe Mikel Oyarzabal, derisa të vetmin gol për Tre Luanët e shënoi Cole Palmer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img