0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Southamptoni i Brojës e ndal serinë prej 10 fitoresh të Manchester City në Premier Ligë

Manchester City me në fund është ndalur. Është skuadra ku luan sulmuesi shqiptar Armando Broja që ka ndalur kampionin e Anglisë duke barazuar me rezultat 1-1. Kyle Walker-Peters (7) shënoi për Southampton kurse barazoi Aymeric Laporte (65) për Manchester City. Armando Broja shënoi një gol në këtë ndeshje, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Southampton e ka prishur ecurinë me 10 fitore rresht të Manchester City në Premier Ligë, duke nxjerrë një barazim sonte në Stadiumin St Mary të Southamptonit.

Skuadra e Armando Brojës e nisi shumë mirë këtë ndeshje pasi që kaloi në epërsi që në minutën  e 7-të të ndeshjes.

Nethan Redmon pasoi të Kyle Walker-Peters, i cili arriti që të shënoi një gol të bukur me vole për ta kaluar në epërsi Southamptonin.

Southampton për një moment u mendua që kaloi për herë të dytë në epërsi. Ishte Armando Broja që depërtoi mirë dhe shënoi gol në minutën e 23-të, por sulmuesi ishte në pozitë jashtëloje dhe goli u anulua.

Skuadra e Southamton kërkoi penallti në minutën e 29-të por kështu nuk mendoi gjyqtari, derisa City për herë të parë do të rrezikonte seriozisht portën në minutën e 35-të me anë të Raheem Sterling.

Sterling përsëri rrezikoi në minutën e 39-të të ndeshjes, por ishte Fraser Forster që bëri një pritje briliante dhe shpëtoi skuadrën e tij.

Pjesa e dytë filloi më fuqishëm për City ku i pari që rrezikoi portën ishte Rodri në minutën e 48-të të ndeshjes.

Armando Broja përsëri ishte në qendër të vëmendjes në minutën e 54-të.

Ai mori topin para zonës, filloi një zig-zag para mbrojtësve të City, goditi topin, por Ederson intervenoi, për ta devijuar topin në goditje nga këndi.

Një minutë më vonë Southampton përsëri do të rrezikonte seriozisht me Jan Bednarek pas një rikthimi të topit, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Phil Foden pati një super shanse për të barazuar rezultatin në minutën e 58-të. Ai ishte brenda zonës, lansoi një goditje të fuqishme por përsëri në kryerje të detyrës sonte ishte portieri Foster që bëri prapë një pritje të bukur.

Goli i barazimit për Manchester City do të vinte në minutën e 65-të të ndeshjes.

Kevin De Bruyne krosoi nga goditja e lirë ku në zonë ishte harruar i pa markuar Aymeric Laporte i cili u shkëput lart dhe me kokë shënoi një gol të bukur, golin e barazimit të Manchester City.

City kërkoi penallti në minutën e 77-të por pasi gjyqtari Simon Hooper pasi e rishikoi në VAR vendosi që nuk ishte penallti. Hooper e shikoi VAR edhe në minutën e 80 për një karton të kuq të mundshëm për një ndërhyrje të Stuart Armstrong, të cilin karton nuk ia dha.

Pas këtij rasti nuk pati më raste që u vlen për të theksuar në këtë ndeshje dhe ajo përfundoi me rezultat 1-1.

Manchester City me këtë barazim ka 57 pikë, 12 pikë më shumë se Liverpool në vendin e dytë. Por Liverpool ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se Manchester City.

Southampton ngritët nga vendi i 13 në të 12-in dhe tani ka 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img