3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sot zhvillohet xhiroja e fundit në Superligë, kush shkon në barazh

Sot do të zhvillohet xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Pesë duele do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku do të mbyllin sezonin 2023/24

Kampioni i trefishtë radhazi tanimë, Ballkani do të përballet me Prishtinën në shtëpi.

Dy ditë më herët, suharekasit e mposhtën Prishtinën pas penalltive në finale të Kupës së Kosovës, duke e fituar trofeun e vetëm që i mungonte.

Dy ekipet nuk kanë ndonjë objektiv më, me Prishtinën që humbi edhe mundësinë për të luajtur në garat evropiane.

Llapi do të kërkojë fitore përballë Lirisë në udhëtim, tri pikë të cilat do t’ia siguronin pozitën e dytë dhe pjesëmarrjen në kualifikime të Ligës së Evropës.

Drita në anën tjetër, do të ketë punë me Malishevën, teksa dy skuadrat do të garojnë në Evropë sezonin e ardhshëmm transmeton Express.

Gjilani i vendit të shtatë do të ketë punë të vështirë me Dukagjinin dhe do të synojë me çdo kusht fitoren për t’i ikur pozitës së tetë që dërgon në barazh.

E në atë pozitë gjendet Feronikeli 74 që do të përballet me Fushë Kosovën në xhiron e fundit.

Ballkani, Llapi, Drita dhe Malisheva janë skuadrat që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Në anën tjetër, nga Superliga kanë rënë Liria dhe Fushë Kosova, kurse janë inkuadruar Suhareka dhe Ferizaj.

Dinamo e Ferizajt dhe Prishtina e Re do të luajnë ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë.

Fituesi i këtij takimi do të luajë barazhin e Superligës me ekipin e pozicionuar në vendin e tetë në Superligë, Feronikelin 74 ose Gjilanin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img