Site icon PrishtinaPress

Sot zhvillohet ndeshja e shtyrë mes Prishtinës dhe Dritës, ndryshohet lokacioni për herë të tretë

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 15-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Drita, që njëherit është edhe derbi i kësaj xhiro, duelojnë sot ndaj njëra-tjetrës me fillim nga ora 13:00.

Ndeshja ishte e paraparë që të zhvillohej ditën e djeshme (e diel) në Kampin Nacional në Hajvali, megjithatë reshjet e mëdha të borës pamundësuan zhvillimin e këtij dueli, duke bërë që ndeshja të shtyhet dhe veç kësaj edhe të ndryshohet lokacioni, raporton Sinjali Sporti.

Ndeshja u caktua për një ditë më vonë, dhe tani ajo do të zhvillohet sot në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Drita qëndron e dyta në tabelë me 25 pikë, me 10 pikë larg nga lideri Ballkani, ndërsa Prishtina në vendin e 5-të me 18 pikë.

Exit mobile version