0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot zgjidhet dilema e guvernatorit, mblidhet Komisioni

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit, sot e ka paraparë shqyrtimin e listës së kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e këtij komisioni sot pritet të vendosin ose i procedojnë listën me kandidatë kryesisë për seancë , por si proces mund edhe të kthehet në pikën zero.

Ndryshe, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, sot sipas ligjit për BQK-në i ka skaduar mandati. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësoj.

Paneli i BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, i ka propozuar Kuvendit listën me këta kandidatë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.

Por për këtë proces ka pasur ankesa siç merr vesh, guvernatiori Fehmi Mehmeti pasi paneli përzgjedhës nuk e ka dërguar emrin e tij në listën e kandidatëve, ai ka proceduar ankesë.

Ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa Armed Mujaj, në një prononcim për “IndeksOnline” ka deklaruar dje se të martën komisioni që ai drejton do të merr vendim për procedim të kësaj çështje.

“Nesër e diskutojmë , për arsye se i ka dërguar paneli informacionet shtesë. Tash deputetët në Komision kanë shtruar çështje, kemi qenë në proces të mbledhjes së informacioneve. Ç’do shqetësim që e kanë ngrit deputet ne e kemi trajtuar edhe kemi kërkua informacione shtesë prej BQK-së. Ato informacione i kemi marr javën e kaluar dhe të premten e kaluar kanë qenë në agjendë për shqyrtim po e kemi shtyrë për të martën. Kështu që nesër trajtohet kjo çështje”, tha Mujaj.

Ai po ashtu tha se me datën 28 mars i kalon mandati guvernatorit në anën tjetër ligji i ka paraparë edhe këto procese.

“Në bazë të ligjit nuk ekziston ndonjë vakum instituticional sepse ligji i ka paraparë edhe këto raste. Nesër trajtohet çështja dhe e shohim se procesi a i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me nenin 38 dhe 40 të ligjit për BQK-në. Në rast se ato janë plotësuar procesi ecë propozimi në rast se nuk janë plotësuar atëherë Komisioni nuk i rekomandon kandidatët po nesër nxirret konkluzioni “, tha Mujaj.

Ai ka shtuar se nuk dihet deri nesër se çfarë vendimi do të merret.

BQK-ja , aktualisht udhëhiqet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të këtij viti. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img