Site icon PrishtinaPress

Sot vranët e me shi

Më shumë vranësira parashihen për ditën e martë, me mundësi për riga shiu qysh orëve të mëngjesit.

Pasdite më pas priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut, që lokalisht shoqërohen edhe me bubullima. Të reshurat pritet të vazhdojnë edhe përgjatë mbrëmjes. Temperaturat minimale zbresin deri në 8C e 10C, e ato maksimale shkojnë deri në 17C e 19C.

Mot kryesisht me vranësira dhe reshjes shiu kohëpaskohe parashihen edhe ditën e mërkurë, me temperatura ndërmjet 16C e 18C.

Të enjten, sa me intervale me diell e sa me vransira, vende-vende me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Nga dita e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje deri në 23C; të shtunën deri në 25C e 26C, njofton Prishtina Weather.

Exit mobile version