Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.
IHK njofton se të premten sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Fundjava parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare./Prishtinapress/