Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci.
Këshilltarët komunalë të AAK-së me mbështetje të këshilltarëve të LVV-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për të shkarkuar me të vetmen pikë kryesuesin e Kuvendit.
Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ditë më parë ka thënë se subjekti i tij politik kërkon shkarkimin e kryesuesit.
Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.