Site icon PrishtinaPress

Sot vendoset flamuri shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se sot në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një njoftimi për media, Arifi ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version