Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj sot nga ora 10:00, seancën plenare të mbetur gjysmë nga dje, pasi në sallë munguan një numër i deputetëve.
Në rendin e ditës janë mbi 20 pika që pritet të hedhen në votim, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.