Nëntë muaj pasi pësoi një aksident të rëndë Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë dje në Stamboll, ku ishte i shtrirë në një spital, ku mjekët po bënin përpjekje t’i shpëotonin jetën nga plagët e rënda që kishte marr në aksident.
Egzoni do të varroset sot në varrezat e Prishtinës në Dragodan.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij Ramë Kryeziu.
Kujtojmë se Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, bashkë me kolegun e tij të punës Valon Qela, 29 vjeçar nga Mitrovica morën lëndime shumë të rënda trupore në një aksident komunikacioni, i cili kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë në janar të këtij viti, ku mbetën të vdekura dy kolege të tyre të punës.