Sot në orën 18:00 do t’i jepet lamtumira e fundit, ish-ushtarit të UÇK-së, Bashkim Brahimi, i vrarë dje në Novosellë të Pejës.
Funerali do të nis nga shtëpia e të ndjerit në Novosellë, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.
Ndërsa, i dyshuari, Faton Brahimi, djali i axhës së viktimës ndodhet në arrati dhe për arrestimin e tij Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve.
Raportohet se vrasja ndodhi për çështje pronësore, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit u gjet municion.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitroloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha poashtu kalibra të ndryshëm”, ka njoftuar policia.