Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçari që ka vdekur prej plagëve të marra do të varroset sot në varrezat e qytetit të Podujevës.
Varrimi do të bëhet nga ora 15:00, teksa familjarët kanë hapur të pame.
Ndërkohë, rastin e tij për Klankosova.tv e ka konfirmuar doktoresha Argeta Gashi, e cila tha se viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve në tru.
“18-vjeçari është pranuar para gjashtë ditësh dhe si pasojë që s’ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra në tru i njëjti sot ka vdekur. Lëndimet i ka pasur si pasojë e rrahjes”, tha Gashi.
Në lidhje me vdekjen e të riut ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha lajmi dhe rrethanat e vdekjes i kanë të gjithë.