Juristja e medias, Flutura Kusari ka treguar se në një takim në Zyrën e Kryeministrit, u ishte thënë se do të merren parasysh shqetësimet rreth Ligjin për KPM-në, por megjithatë, një gjë e tillë nuk kishe ndodhur.
Madje, siç ka treguar ajo janë përballe edhe me linçim e akuza nga foltorja e Kuvendit:
Postimi i plotë:
Mesi i tetorit 2022
E shoh projektligjin për KPM online, alarmona dhe e thirri në telefon Xhemen dhe Imerin.
Hej, projektligji për KPM është kundërkushtetues. A shkojmë në ZKM me folë me ta, me iu thënë hajde po ulemi e pe bojmë bashkë?! Dytë hezituan por megjithatë e kërkuam takimin. Kishin pasë të drejtë të dy.
Në takim na thanë do t’i marrim parasysh krejt komentet. Nga ai takim jo vetëm që nuk janë marrë parasysh shqetësimet tona por jemi përballë me përbuzje, refuzim, linçim, akuza në foltore të Kuvendit, demonizim, dehumanizim etj.
Rezultati i qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje në iniciativën e tyre për këtë draftligj është ky :
tre vjet të humbura kot,
rënie në indeksin global të lirisë së medias dhe
turpërim ndërkombëtar.
Foto nga viti 2024 kur patem kërku që ligji të mos procedohet tutje.