Site icon PrishtinaPress

Përmbyllet me sukses konferenca vjetore ndërkombëtare, “FSK dhe Partnerët 2023”

Sot është përmbyllur Konferenca vjetore ndërkombëtare, “FSK dhe Partnerët 2023”, shkruan PrishtinaPress.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se Republika e Kosovës konfirmoi vendosmërinë e saj në rrugën drejt anëtarësimit NATO.

“Me rastin e përmbylljes së konferencës vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se Republika e Kosovës edhe një herë konfirmoi fuqishëm vendosmërinë e saj në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në NATO”- deklaroi Maqedonci.

Ai tha se kjo rrugë padyshim bëhet në bashkëpunim me partnerët tanë, ndaj të cilëve është dëshmuar besueshmëri e plotë në marrëdhëniet tona.

“Paqja dhe siguria janë të domosdoshme për secilin dhe për të gjithë ne. Në funksion të shërbimit ndaj paqes do të jetë edhe forcimi i ushtrisë së Republikës. Falënderoj të gjithë partnerët me të cilët kemi rrugëtuar dhe do të rrugëtojmë së bashku!”, u shpreh ministri Maqedonci./PrishtinaPress/

Exit mobile version