Sot do të organizohet Tryeza e katërt e Sportit, e cila grumbullon krerët dhe vendimmarrësit e sportit në vendin tonë.
Tryeza e Sportit do të mbahet Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, duke filluar nga ora 10:00, ku do të marrin pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku dhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Ndërkaq, në 13:45, një fjalë përshëndetëse në Tryezën e Sportit, do të mbajë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Për detaje, referojuni agjendës së bashkëngjitur.
