5.5 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

spot_img

Sot tërhiqet shorti për subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin sot në ora 11:00 numrat e tyre për renditje në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. 

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka njoftuar Elezi. 

Sipas Elezit “tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe transparencë të plotë”. 

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim i paraprinë disa aktiviteteve të rëndësishme zgjedhore, siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe fletëvotimit të zgjedhjeve. 

Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img