-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme Sot takimi i pestë VV-LDK, mbahet nën hijen e provokimeve të Lutfi...

Sot takimi i pestë VV-LDK, mbahet nën hijen e provokimeve të Lutfi Hazirit

67
Advertisement

Sot takimi i pestë VV-LDK, mbahet nën hijen e provokimeve të Lutfi Hazirit

    

Takimi i pestë i grupeve punuese LDK-VV do t’i gjejë dy partitë që po pretendojnë që të qeverisin së bashku në një ambient të tensionuar. Pozita e kryeministrit ende po vihet në tryezë nga Lidhja Demokratike e udhëhequr nga Isa Mustafa. Nga Vetëvendosje po shprehen ndërkaq më të matur në deklarata.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i njohur si më i zëshmi kundër koalicionit VV-LDK para zgjedhjeve, si duket nuk ka ndyshuar qëndrim as tani kur këto dy parti veç se janë marrë vesh që të fillojnë diskutimin për të formuar qeverinë.

Pavarësisht se deri më tani janë mbajtur katër takime e është harmonizuar programi në fusha të ndryshme, Haziri nuk po heziton që të provokojë situatën duke e vënë në tavolinë pozitën e kryeministrit. Kjo deklaratë e tij vie pasi që LDK e VV ishin dakorduar se ai që del i pari nga zgjedhjet është edhe ai që do të mbajë pozitën e të parit në qeveri.

Haziri shfrytëzoi vikendin, dy ditë para takimit të ardhshëm që të thotë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK-së.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së”, ka shkruar Haziri në Facebook, derisa, ka publikuar një foto në krah të shefit të tij në parti, Isa Mustafës.

Shkurtimisht atij iu është përgjigjur pak orë më vonë Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes. Haxhiu tha se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, deklaroi Haxhiu.

Këto dy deklarata të dhënë nga figura të rëndësishme në të dy partitë u panë si tensione në mes të parnerëve që po diskutojnë për koalicionin.

Megjithatë, LDK e VV nuk e kanë anuluar takimin që e kishin caktuar për sot. Grupet punuese të Vetëvendosjes do t’i shkojnë sot në konak partisë së Isa Mustafës, pavarësisht deklaratave të nënkryetarit të LDK-së.

Javën e kaluar kur u diskutua për sundimin e ligjit e sigurinë, nga dy partitë bënë të ditur se sot do të diskutojnë për kulturën e arsimin. Një gjë e tillë megjithatë ende nuk është konfirmuar.

LDK e VV që pas 6 tetorit kanë filluar takimet fillimisht në nivel të liderëve e pastaj mes grupeve punuese për t’u dakorduar për programin qeverisës. Deri më tani janë zotuar se do të krijojnë një qeveri me 12 ministri./GazetaExpress/

PostAdssFotoja e reklamës