-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Sot takimi i Komisionit për matjen e territorit

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, do të mblidhet sot për herë të parë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit.

Qeveria e Kosovës më 18 janar u ka bërë thirrje partive opozitare të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre në këtë takim.

“Duke pasur parasysh interesat vitale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe duke ditur zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për unifikim rreth kauzave shtetërore, Qeveria e Republikës së Kosovës i fton përfaqësuesit e tri subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, që t’i dërgojnë ekspertët e tyre në komision, kontributi i të cilëve do të ishte tejet i çmuar në këtë proces shtetëror”, është thënë në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen në punën e këtij komisioni e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç ata të tri subjekteve opozitare.

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës; Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore; Lëvizja Vetëvendosje!; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; Nisma për Kosovën; Dy ekspertë nga organizatat e shoqërisë civile; Agjencia e Kadastrës; Agjencia e Ujërave; Agjencia e Pyjeve; KOSTT-i; Agjencia Kosovare e Privatizimit; Policia e Kosovës; Agjencia e Statistikave të Kosovës; Komuna e Pejës; Komuna e Deçanit; Komuna e Burimit;  Komuna e Junikut; Dy përfaqësues nga zona e Rugovës së komunës së Pejës. Kurse në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë; Bashkimi Evropian; KFOR-i.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img