Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulet atmosferik.
Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës, do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme.