Site icon PrishtinaPress

Sot shpaloset Master Plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Sot do të bëhet shpalosja e propozimit fitues për zhvillimin e Master Planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 18:00.

Aty, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi i Familjes Jashari.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është ndërtuar për të kujtuar dhe nderuar heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari, e po ashtu për të mbajtur gjallë kujtesën e luftës dhe qëndresës së tyre.

Exit mobile version