0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Sot shpallet aktgjykimi në rastin e Lulzim Fejzullahut

Sot është bërë e ditur se do të publikohet vendimi i gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut.

Kështu ka njoftuar avokati i familjes, Tomë Gashi.

“Më 31.07.24 në ora 9:00 do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut. Për vrasjen e Lulit kanë mëkate edhe vetë 3 Gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë të cilët së paku njërit prej sulmuesve mizorë ndaj Lulit për vepra shumë të rënda penale që nga tentim vrasja e një nxënësi në apo afër oborrit të shkollës në Besian pak vite më parë nuk i dhanë dënimin meritor. Po qe se Gjykatësit do të vendosin dënim në përpjesëtim me veprat e tij penale, ai sot nuk do të ishte në burg për vrasje të Lulit vetëm 18 vjeçar, e Luli do të ishte shëndosh e mirë dhe jo të kalbet në dhe në këtë moshë kaq të re. Çdo dënim që familja e Lulit e pret ditën e nesërme është dhuratë për ta sepse Luli nuk jeton ma”, kishte shkruar një ditë më parë Gashi në rrjetin social Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img