Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë sot shënojnë Ditën e Forcës.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Dita e Forcës do të nisë në orën 12:00 deri në 15:00.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, të dielën, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon “DITËN E HAPUR’’. Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera. Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Prishtinapress/