2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot seanca e KS të OKB-së për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në Nju-Jork është takuar me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Ato diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka takuar edhe përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara në OKB, Lana Zaki Nusseibeh.

Edhe në këtë takim u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img