3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sot seanca e fundit, deputetët marrin pushimet

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë sot projekligjet e fundit, përpara se deputetët të marrin pushimet.
Veç ligjeve në axhendën e Parlamentit, pritet të votohet edhe zgjatja deri në dhjetor e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, që do të punojë për ligjet që e bëjnë të zbatueshëm reformën.
Sesioni i 7 i Kuvendit do të nisë më 5 shtator.E hëna, e shpallur ditë pushimi për administratën me vendim qeverie, do të shënojë edhe seancën e fundit të sesionit të 6 të Kuvendit të Shqipërisë, legjislatura e tetë.
Rendi i ditës së seancës ka 8 pika, mes të cilave dy marrëveshje koncesionare, ndryshime në Kodin Penal dhe ligji për rivlerësimin e pasurisë.
Me miratimin e projektligjeve të fundit për këtë sezon, deputetët dhe ministrat marrin pushimet për t’u rikthyer , në sesionin e 7 të Kuvendit, që nis të hënën e parë të shtatorit, në datën 5.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img