-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot Samiti Evropë Juglindore-Ukrainë, Osmani përfaqëson Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet më 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, e ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë samit si dhe për herë të parë në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, ku u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për dy vjet po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

Rama tha se Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img