Sot (e premte) është në orar zhvillimi i vetëm një ndeshje në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Pas një pauze thuajse dy javore shkaku i futbollit ndërkombëtar, tani është radha përsëri e futbollit vendor apo më sakte kampionateve shtetërore.
Ndër kampionatet shtetërore, edhe BKT Superliga e Kosovës rifillon sot, ndërsa në program ka vetëm një ndeshje për të zhvilluar.
Prishtina është nikoqire e Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, takim që pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.
Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje me një ndryshim të madh, pasi Abdulah Ibrakovic ka zëvendësuar Zekirija Ramadanit në stolin e ekipit.