as një pushimi goxha të gjatë, Vala Superliga e Kosovës do të rikthehet sot.
Xhiroja e 19’të, do të fillojë sot nga ora 12 e 30, ku do të ketë super ndeshje, shkruan IndeksOnline.
Dy takime interesante do të zhvillohen gjatë ditës së diele (sot) njëra zhvillohet në Gjilan, ku Drita e pret Feronikelin dhe Prishtina luan kundër liderit Llapi.
Tri ndeshjet tjera për këtë ditë janë: Liria – Vllaznia e Pozheranit, Drenica – Besa dhe Trepça ’89 – Vëllaznimi.
Të hënën zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, Flamurtari – Gjilani nga ora 12 e 30.