6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Sot, Rezalla 18 vjet pa më të dashurit e tyre

Shkruan: Milaim Ahmeti

Sot, me 5 Prill 2017 bëhen 18 vjet nga masakra që ndodhi në fshatin Rezallë, të Komunës së Skenderajt, ku u masakruan 88-të civil pleq, gra e fëmijë për të cilët sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e tyre.

Kjo është vetëm njëra ndër masakrat që janë bërë nga policia, ushtria dhe paramilitarët serb, nga regjimi i Sllobodan Millosheviq në krye me Lubisha Dikoviç.

Kjo masakër tregon shumë qartë se kush ka qenë ai që ka bërë krime lufte dhe për kënd duhet themeluar Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të bëra. Andaj padrejtësisht dhe njëanshëm është krijuar Gjykata Speciale duke i dhënë mandat kësaj gjykate të gjykohen vetëm krimet e pretenduara nga pjesëtarët e UÇK-së.

Kjo masakër është fakt i pa mohuar që ka bërë ushtria dhe policia serbe me paramilitarët e saj. Për këtë masakër ka dëshmitarë të gjallë që kanë shpëtuar nga kjo masakër por edhe dëshmi tjera që tregojnë ngjarjen, masakrën dhe zhdukjen e tyre që është bërë, përmes një video incizimi të kohës së luftës ku flet Komandanti Malush Ahmeti, i cili kishte qëndruar jo më larg se 300 metra nga vendi ku këto forca mundoheshin ti fshihnin gjurmët e këtij gjenocidi serb.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet që ta bëjnë ri shikimin e Gjykatës Speciale dhe ti ndjekin ata kriminel që kanë bërë krime në gjithë Kosovën.

Rezalla ishte shembull i luftës për liri, e cila nga gjiri i vet dha shumë djem dhe vajza për këtë vend vetëm e vetëm që të jetojnë të lirë. Ushtarët e UÇK-së të këtij fshati u dalluan për nga urtësia dhe trimëria që treguan gjatë luftimeve por edhe duke dhënë gjak për liri.

Gjenerali z. Sami Lushtaku me bashkëluftëtarët e tij të cilët pa drejtësisht po mbahen në burg, thoshte në një e më shumë raste e tubime se “Çka bëri Drenica për Kosovën, bëri Rezalla për Drenicën”, pra Rezalla nuk kurseu asgjë nga vetja për ti dhuruar kombit, vetëm të na sjellë lirinë.

Sot, çlirimtarët padrejtësisht po trajtohen njëanshëm qoftë nga faktori vendor po edhe nga ai ndërkombëtar, duke ndjekur e burgosur figurat më të ndritura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërin ndër ta Gjeneralin, z. Sami Lushtaku, i cili i dha shumë Kosovës me heroizmin, trimërinë, guximin dhe urtësinë e tij si në luftë po ashtu edhe në paqe duke ju dalë në mbrojtje gjithherë vendit dhe popullit.
Sot, ne duhet të bashkohemi e ti themi stop këtyre padrejtësive që po u bëhen çlirimtarëve të UÇK-së dhe gjithë popullit të Kosovës.

Duhet tu themi mjaft padrejtësive, tu themi mjaft burgosjeve të çlirimtarëve, tu themi mjaft rrenave, shantazheve, provave të fabrikuara dhe të në qarqet e Beogradit, ku nga aty u urdhërua kjo dhe shumë masakra tjera, e po ashtu edhe burgosja e çlirimtarëve.

Ne si qytetar të Republikës së Kosovës nuk do të ndalemi se kërkuari zbardhjen e fatit të të zhdukurve, dënimin e atyre që kryen gjenocid, jo vetëm në fshatin Rezallë, por anekënd Kosovës.

Ne do të kërkojmë dhe nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi dhe liri për çlirimtarët të cilët padrejtësisht, politikisht po mbahen nëpër burgje, nuk do të lejojmë që fati i Kosovës dhe atdheut të mbetet në duart e atyre që nuk ja duan të mirën vendit, nuk dënojnë gjenocidin, nuk mbrojnë çlirimtarët, nuk njohin vlerat dhe sakrificat e popullit që derdhi gjak për këtë liri që ne po e gëzojmë.

Rezalla do ti qëndroj besnik si gjithherë vendit, çlirimtarëve dhe do të jetë fuqishëm në mbështetje të zbardhjes së fakteve për gjenocidin e bërë dhe dënimin e atyre që dhanë urdhra dhe kryen masakra.

Lavdi të gjithë të rënëve për këtë liri që ne sot po e gëzojmë, liri për çlirimtarët që padrejtësisht po mbahen nëpër burgje./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img