Site icon PrishtinaPress

Sot protestojnë shërbyesit civilë të Policisë së Kosovës

Shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar se do të protestojnë sot për shkak të  pakënaqësisë që i kanë lidhur me pagat.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, për Klan Kosova tha se kjo po bëhet me shpresë që do të reagojë dikush nga institucionet vendore, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme.

“Këtyre punëtorëve, por edhe flotës operative, u është premtuar se do të bëhet rregullimi i klasifikimit në koeficientë. Me ligjin e ri ata nuk janë të ranguar aty ku duhet dhe për profesionet që i kryejnë”, theksoi ai për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Kreu i Sindikatës së Policisë shtoi se protesta do të mbahet në vendet e punës dhe gjatë orarit të punës.

Exit mobile version