Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka paralajmëruar protestë për të dielën.
Sipas tij, kjo protestë do të mbahet lidhur me plagosjen e dy djemve serbë, Stefan dhe Milosh Stojanoviq, të cilët u qëlluan me armë zjarri në fshatin Gotovushë.
Përmes një postimi në Facebook, Jevtiq ka bërë tirrje për protestë, e cila pritet të fillojë nga ora 12:00.
“I uruam Stefanit dhe Miloshit shërim të shpejtë dhe të shohim sa më shpejt në shtëpitë e tyre. Të shtënat kundër Milos dhe Stefanit janë të shtëna ndaj secilit prej nesh, drejt paqes dhe lirisë. Protesta jonë do të vazhdojë më datë 8 janar në ora 12:00 në Shtërpcë, protestë e përgjithshme kombëtare e qytetarëve nga Shtërpca, por edhe nga veriu e Kosova qendrore”, ka shkruar ai./Prishtinapress/