-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot pritet të bëhet shqyrtimi i Raportit Vjetor për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mbajë mbledhjen e radhës që do të fillojë nga ora 10:00.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të bëhet shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Rendi  i plotë i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.05/L-118;
  3. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për mjekësinë ligjore;
  4. Vazhdim-Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e znj. Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit;
  5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore;
  7. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022;
  8. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2023;
  9. Të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img