Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mbajnë konferencë për media.
Konferenca mbahet me rastin e prezantimit të Agjendës Shtetërore për shënimin e 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe Manifestimit të 25- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Konferenca fillon nga ora 14:00 te ndërtesa e Qeverisë.