“Besoj fuqishëm se aktorët politikë në vend do të reflektojnë për mirëqenien e qytetarëve dhe t’u japin fund pritjeve të qytetarëve tanë para ambasadave. Konsensusin për ratifikimin e demarkacionit e shoh si lajm të shumëpritur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe për miqtë tanë”, ka thënë Hoxha.
Ministrja Hoxha nuk ka treguar se sa vota janë siguruar për ratifikimin e kësaj marrëveshje, por ka thënë se për këtë çështje tashmë kanë mirëkuptimin e Listës Serbe.
“Pres që edhe Lista Serbe ta përkrahë këtë marrëveshje. Edhe qytetarët serbë janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe as ata nuk e gëzojnë lëvizjen e lirë, të gjithë qytetarët janë të izoluar njëjtë. Sa iu përket përfaqësuesve të Listës Serbe, kemi mirëkuptim që ta përkrahin këtë marrëveshje për interes të qytetarëve që të lëvizin lirë”, ka thënë ajo.
Duke treguar për procedurën që parashihet prej ratifikimit të demarkacionit deri te vendimi i BE-së për liberalizim të vizave, ajo ka thënë se procesi i vendimmarrjes merr kohë prej tre deri në gjashtë muaj