Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.
Nis në ora 9:30 ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Më pas nga ora 10:00 vazhdon mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ndërkaq gjysmë ore më vonë, nga ora 10:30 mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.