Duke filluar prej sot Shoqata e Transportuesve të komunës së Podujevës do të mbajë grevë.
Arsyeja e gjithë kësaj është prania e shumë taksive ilegale në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Nga kjo shoqatë është kërkuar tash e sa kohë largimi i këtyre taksive ilegale, pasi që sipas tyre po e pengojnë procesin e punës, shkruan Indeksonline.
Greva ka filluar që në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë derisa inspektorët komunalë të ndërmarrin masat e duhura për largimin e tyre.