Site icon PrishtinaPress

Sot nisin punën policët e rinj në Veri, 45 prej tyre serbë

Sot në Veri kanë nisur punën 74 policë të rinj, të cilët diplomuan ditë më parë. Prej tyre, 45 janë të komunitetit serb.

Këtë për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai tha se policët e rinj janë shpërndarë në të katër komunat e veriut- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kujtojmë se më 5 nëntor, për shkak të vendimit për targat, afër 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje.

 

Exit mobile version