Sot në Veri kanë nisur punën 74 policë të rinj, të cilët diplomuan ditë më parë. Prej tyre, 45 janë të komunitetit serb.
Këtë për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai tha se policët e rinj janë shpërndarë në të katër komunat e veriut- Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kujtojmë se më 5 nëntor, për shkak të vendimit për targat, afër 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje.