Në Kuvendin e Shqipërisë do të nis sot sesioni i ri parlamentar.
Me fillim nga ora 10:00 nis sesioni i pestë i legjislaturës së 10 në këtë kuvend, shkruan Abcnews.
Rinisja e punimeve të kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare. Socialistët do të kenë drejtues të ri, ndërsa PD-ja këtë herë do të shkojë në kuvend me 3 grupime të ndryshme.