-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sot nis ndërtimi i pikës kufitare në Merdarë

– Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, sot do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Të pranishëm do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit.

Zyra e BE-së në Kosovë, në përputhje me marrëveshjen e dialogut mbi Menaxhimin e Integruar Kufitar (IBM), do të financojë tri pika kalimi kufitare permanente në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Merdarë, Mutivodë dhe Bërnjak, me një vlerë prej 9.42 milion EUR./Prishtinapress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img