IPKO Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të.
Xhiroja e 12-të në elitën e futbollit të Kosovës hapet ditën e premte ku do të zhvillohen tri ndeshje.
Në Suharekë, Ballkani do të kërkojë fitoren e dytë radhazi ku pret fqinjët nga Prizreni, skuadrën e Lirisë, e cila më nëntë pikë zë vendin e 11 në tabelë.
Ndeshje interesante është edhe ajo mes Ferizajit dhe Flamurtarit.
Mysafirët nga Prishtina nuk dinë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit, dhe udhëtimi në Ferizaj do të kërkohet të shfrytëzohet për marrjen e tre pikëve.
Punë të lehtë sot pritet të kenë kampionët e Kosovës, skuadra e Dritës, që luan në Obiliq ndaj KEK-ut.