Site icon PrishtinaPress

Sot nis edicioni i ri në Ligën e Evropës, luhen 16 ndeshje interesante

Pas dy mbrëmjeve rresht me futboll të Ligës së Konferencës, sonte nis edhe edicioni i ri në Ligën e Evropës.

Në kuadër të fazës grupore, sonte do të zhvillohen gjithsej 16 ndeshje në kuadër të tetë grupeve

Arsenali që garon në grupin A ka sonte punë me Zurichun në Zvicër.

Ndërkaq, Manchester Unitedi i Erik ten Hag ndeshet me Real Sociedadin në shtëpi.

Roma si fituese e Ligës së Konferencës garon në grupin D dhe sonte ka punë me Ludogoretsin si mysafir.

Për më shumë, ndeshjet e plota që luhen sonte i gjeni më poshtë.

Exit mobile version