Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, sot në Strasburg do të nënshkruajnë vendimin për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë.
Nënshkrimi është planifikuar për në orën 15:15.
Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të cilat lëshohen nga Serbia.
Serbët e Kosovës që kanë këto pasaporta të lëshuara nga një zyrë serbe e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ishin të vetmit që kishin nevojë për vizë për të hyrë në vendet e BE-së pas heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës më 1 janar të këtij viti.