Sot do të mbahet seancë plenare në Kuvendin e Kosovës me fillim nga ora 10:00.
Do të jetë vazhdimi i seancës plenare i filluar më 24 qershor.
Në pikën e rendit të ditës do të jetë votimi i rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Në seancën e kaluar dështoi votimi në mungesë të kuorumit.
Pikat e rendit të ditës:
4. Votimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
5. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
6. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,
8. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,
9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
10. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.