Home Lajme Sot në Kosovë vijnë dy këshilltarët kryesorë të kancelares Merkel

Sot në Kosovë vijnë dy këshilltarët kryesorë të kancelares Merkel

Sot në Kosovë pritet të vijnë në një vizitë e dy këshilltarëve të kancelares, Angela Merkel.

Për sot, në Kosovë është paralajmëruar një vizitë e dy këshilltarëve të kancelares gjermane Angela Merkel.

Në Kosovë solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Hale po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, raporton prishtinapress.eu

Edhe pse ditët e fundit ka pasur presion për heqjen e taksës për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë, presidenti serb, Vuçiq, sot ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e dialogut edhe nëse hiqet taksa.

Po sot, Lista Serbe, përmes zëdhënësit Igor Simiq, u ka thënë LDK-së dhe Vetëvendosjes, se do t’iu bashkohet në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nëse i sigurojnë 51 vota.

Exit mobile version