Në Gjykatën Speciale do të vazhdojë seanca e Apelit në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Kjo seancë pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 09:30.
Seanca e Apelit e kryesuar nga gjykatësja, Michele Picard, do të vazhdojë sot me parashtrimet e zyrës së Prokurorit të specializuar dhe pastaj përgjigjet e mbrojtjes./Prishtinapress/