7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Sot në Bruksel takohet ekipi negociator i Kosovës me atë të Serbisë

Delegacioni Shtetëror i Kosovës për Dialogun me Serbinë sot do të takohen në Bruksel me përfaqësuesit e shtetit serb.

Me fillim prej orës 10:00, Delegacioni Shtetëror i Kosovës për Dialogun me Serbinë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile pritet të mbajnë takim me përfaqësuesit e Serbisë, takim ky që do të mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkruan prishtinapress.eu

Në këtë takim pritet që të diskutohet për njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve, krimet e kryera në Kosovë nga ana e Serbisë e shumë çështje të tjera.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ekipi negoociator i Kosovës ka mbërritur në Bruksel ku përfaqësuesit e Delegacionit kosovar të cilët kanë thënë nuk presin se do të arrihet ndonjë kompromis me palën serbe pasi që siç u shprehën ata, ky takim i ditës së sotme do të jetë më shumë informues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img